top of page

đŸ‡čđŸ‡·âœˆïž Turkish Airlines shkurton fluturimet drejt PrishtinĂ«s gjatĂ« gushtit dhe shtatorit

  • Writer: ALB AERO
    ALB AERO
  • Jul 20
  • 1 min read
ree

Turkish Airlines ka bĂ«rĂ« ndryshime nĂ« orarin e saj tĂ« fluturimeve drejt Aeroportit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« PrishtinĂ«s “Adem Jashari”, duke reduktuar pĂ«rkohĂ«sisht numrin e fluturimeve javore pĂ«r muajt gusht dhe shtator 2025.

Sipas ndryshimeve tĂ« konfirmuara nga burime tĂ« industrisĂ«, linja Stamboll – Prishtinë do tĂ« operohet me:

  • 13 fluturime nĂ« javĂ«, nĂ« vend tĂ« 14, gjatĂ« gjithĂ« muajit gusht dhe shtator.

Ky ndryshim vjen si pjesë e një valë më të gjerë rregullimesh që Turkish Airlines po bën në disa prej tregjeve të saj në rajonin e Ballkanit, përfshirë edhe Sarajevën, Lubjanën dhe Zagrebin.


ree

📉 Shkurtimet lidhen me probleme teknike tĂ« flotĂ«s

Ndërsa kompania nuk ka dhënë një shpjegim zyrtar për reduktimet, ekspertët e aviacionit lidhen këto zhvillime me problemet në motorët PW1000G GTF që përdoren në avionët Airbus A320neo të Turkish Airlines. Rreth 30 avionë të kësaj klase pritet të qëndrojnë të palëvizur deri në fund të vitit, për shkak të nevojës për inspektim teknik dhe mungesë të pjesëve rezervë.

Edhe pse linja Stamboll–PrishtinĂ« zakonisht operohet me Boeing 737, impakti i problemeve teknike nĂ« flotĂ«n e pĂ«rgjithshme ka sjellĂ« rishpĂ«rndarje tĂ« burimeve dhe shkurtime nĂ« itinerare mĂ« pak prioritare.

ree

🧳 ÇfarĂ« do tĂ« thotĂ« kjo pĂ«r udhĂ«tarĂ«t?

Reduktimi në frekuenca nënkupton më pak mundësi ditore për të fluturuar midis Prishtinës dhe Stambollit. Udhëtarët që planifikojnë udhëtime gjatë gushtit dhe shtatorit këshillohen të kontrollojnë oraret me kujdes dhe të bëjnë rezervime sa më herët, pasi kërkesa mund të jetë më e lartë se zakonisht për çdo fluturim.



Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page