easyJet do të shtojë dy destinacione të reja nga Prishtina
- ALB AERO
- 5 days ago
- 1 min read

Linja ajrore me kosto të ulët easyJet ka vendosur të shtojë më shumë destinacione nga aeroporti i Prishtinës, Adem Jashari, kjo vjen pasi easyJet lajmëroi destinacionin më të ri nga Prishtina, Amsterdamin që do të nisë me 28 tetor dhe Milano Malpensa (MXP) me 7 dhjetor.
Nuk ka asnjë konkurrencë me Amsterdamin, por do të ndeshë konkurrencë me linjën tjetër ajrore me kosto të ulët, Wizz Air në qytetin shumë te dëshiruar, Milano.
Këto destinacione do të shtojnë gamën e destinacioneve qe easyJet ofron nga aeroporti i Prishtinës. Deri tani easyJet lidh Prishtinën me Bazelin, Berlinin dhe Gjenevën në total me 5 destinacione.
easyJet gjithashtu po rrit frekuencën e fluturimeve Gjenevë-Prishtinë dhe anasjelltas duke filluar nga sezoni i dimrit, i cili do të fillojë me 27 tetor.
Me këto lëvizje, easyJet do të renditet krah më krah me Wizz Air, që deri tani është linja ajrore me kosto të ulët më e madhe që operon nga aeroporti i Prishtinës. easyJet në 2022 ishte linja ajrore me kosto të ulët me e suksesshme në aeroportin "Adem Jashari", por e humbi fronin nga Wizz Air. Ajo po lufton të rifitojë përsëri këtë vend që kishte. easyJet në 2023 ishte linja ajrore e tretë nga popullariteti që iu shërbeu pasagjerëve për në apo nga aeroporti i Prishtinës me 438.692 pasagjerëve, ose respektivisht një rritje me 6.6% në 2023. Ishte përpara linjave ajrore si Eurowings, Turkish Airlines apo Chair Airlines.

Bravo PRN! Prishtina vetëm di të fitojë!❤️