Wizz Air ndalon shitjet me Lajpcigun (Leipzig)
- ALB AERO
- 1 day ago
- 1 min read

Wizz Air ka vendosur që të ndalojë shitjet e biletave për destinacionin Tiranë-Lajpcig/Halë(Leipzig/Halle)
Wizz Air ka vendosur përfundimisht ndalimin e shitjeve të biletave me destinacion qytetin lindor të Gjermanisë. Arsyet nuk dihen ende por mesa duket, kompania ajrore me kosto të ulët ka patur qëllimin të mos e mbajë për një kohë të gjatë Lajpcigun si destinacion nga Tirana.
Fluturimi i fundit do të kryhet më datë 30 shtator që do të kryhet nga Lajpcig për në Tiranë. Rikujtojmë që Wizz Air filloi lidhjen e këtyre dy qyteteve më 30 shtator, ku po në të njëjtën datë, fluturime fillian dhe me Shtutgartin (Stuttgart).
Wizz Air operon fluturimet Tiranë-Lajpcig dhe anasjelltas tre herë në javë dhe që nga fillimi i fluturimeve më 30 shtator 2024 dhe deri në fund të 2024, Wizz Air iu shërbeu 14,346 dhe u përdorën avionë A321Neo , ku kapaciteti i tyre është 239 pasagjerë.
Përqindja mesatare e kapacitetit për çdo fluturim të operuar me Wizz Air është afërsisht 76.5%-87.1% (këto rezultate nuk janë të sakta dhe nuk janë burime zyrtare nga kompania ajrore, por janë përllogaritje matematikore.
Rikujtojmë gjithashtu që Wizz Air është e vetmja linjë ajrore që lidhte këto dy qytete.


Comments