Wizz Air Abu Dhabi ndalon shitjet për në Tiranë
- ALB AERO
- 4 days ago
- 2 min read

Wizz Air Abu Dhabi ka ndaluar shitjet e biletave me Tiranën dhe një numër të madh destinacionesh rajonal dhe atyre kryesore europiane.
Kjo besohet të jetë një riorganizim që baza e linjës ajrore me kosto të ulët në Emiratet e Bashkuara Arabe po bëjnë. Kompania ajrore ka planifikuar të operojë fluturimin e saj të fundit në Tiranë më 20 korrik.
Ajo do të ndalojë së fluturuari dhe në destinacione të tjera rajonale si Beograd (19 korrik), Sarajevë (31 gusht), Sofje (nuk më funksionale), Kutaisi (29 korrik), Varna (fluturimi i fundit është më 14 korrik), Budapest (1 shtator), Vjenë (21 shtator), Krakov (29 korrik deri më 19 shtator), Katovicë (26 tetor) , Astana dhe Samarkand (1 nëntor) por ndryshimet e mëvonshme janë të mundshme.
Kompania ajrore, për këtë shkak, ka lançuar nje linjë krejtësisht të re telefonike, për t’ju ardhur në ndihmë klientëve të saj, ato që janë të prekur nga anulimet e fluturimeve për në ose nga EBA. Në një deklaratë për media, Wizz Air Abu Dhabi tha:
Në ditët e fundit, ne kemi ndërmarrë disa hapa për të kontaktuar dhe informuar pasagjerët në fjalë, por më shumë se dy të tretat e tyre nuk i kanë rezervuar biletat e tyre direkt me kompaninë ajrore (por përmes një agjencie udhëtimesh online). Prandaj, të dhënat e kontaktit të këtyre pasagjerëve nuk janë të disponueshme për Wizz Air, pasi këto portale online të biletave nuk i përcjellin të dhënat e kontaktit të pasagjerëve te kompanitë ajrore”. Kompania ajrore ka ngritur një linjë telefonike të dedikuar 24-orëshe për ata të prekur nga anulimet e fluturimeve në Emiratet e Bashkuara Arabe në +3616777530 (zbatohen tarifat ndërkombëtare të roaming për këtë numër me bazë në Hungari). Kompania ajrore shtoi: “Nëse fluturimi juaj i nisjes po funksionon sipas orarit, por fluturimi juaj i kthimit (i ardhur) është anuluar, ju mund të kërkoni një rimbursim të plotë për fluturimin tuaj të nisjes duke kontaktuar Qendrën tonë të rregullt të Thirrjeve”.
Kjo linjë është e vetmja linjë ajrore që shërben Tiranën me kryeqytetin emirat, Abu Dhabin. Në vitin 2024, kjo linjë iu shërbeu 62.914 pasagjerëve me 3-4 fluturime në javë gjatë gjithë vitit. Ashtu si pjesa më e madhe e rrjetit të Wizz Air gjatë një viti e gjysmë të kaluar, baza e saj në Abu Dhabi është prekur nga inspektimet e motorëve që kanë ndikuar në flotën e saj. Motorët e prekur Leap që operojnë në rajone me pluhur si Lindja e Mesme kanë qenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj problemeve të qëndrueshmërisë.
do doja shume qe t'i kishin zgjatur dhe me shume fluturimet por perderisa nuk eshte e prekur vetem Tirana... shpresoj shume t'i rikthejne perseri