Air Albania së shpejti fluturime direkte me Slloveninë
- ALB AERO
- 5 days ago
- 1 min read

Air Albania e zyrtarizon. Së shpejti ajo t'i shtrijë krahët e saja edhe më gjerë.
Air Albania, me një postim në rrjetin social Instagram, paralajmëruan një destinacion të ri që do t'i shtohet listës së destinacioneve. Ajo do të fluturojë së shpejti në dimër për në Ljubljanë, duke rikthyer fluturimet midis dy kryeqyteteve, Tiranës dhe Sllovenisë. Nuk është vendosur akoma data e saktë , por një gjë është e sigurtë : qytetarët shqiptarë do të mund të fluturojnë në Slloveni SHQIP.
Qeveria sllovene ka akumuluar subvencione për të gjitha shoqëritë ajrore që do të ofronin shërbime për në ose nga Ljubljana. Kërkesa e Air Albania është shqyrtuar, së bashku me atë te airBaltic, e cila ofroi një lidhje direkte Ljubljanë-Las Palmas. Qeveria sllovene synon të përmirësojë lidhjen ajrore te aeroporteve sllovene me Europën, sidomos atë të aeroportit të Ljubljanës, Jože Pučnik .
Shqipëria dhe Sllovenia vite më parë ka patur lidhje ajrore midis kryeqyteteve që operohej nga shoqëria sllovene Adria Airways. Adria Airways një kompani ajrore sllovene, pjesë e Star Alliance falimentoi në 2019, ku kjo linjë direkte midis Tiranës dhe Ljubljanës u ndalua dhe deri më sot nuk kishin asnjë linjë direkte ajrore midis njëra-tjetrës. Në vitin 2018, Adria Airways iu shërbeu 57,594 pasagjerëve, me 7 fluturime në javë.

Amazing