top of page

✈️ Air Albania nis fluturimet drejt Sllovenisë më 1 Shtator

  • Writer: ALB AERO
    ALB AERO
  • 20 minutes ago
  • 1 min read

Kompania kombëtare ajrore Air Albania ka bërë të ditur se do të nisë fluturimet direkte mes Tiranës dhe Lubjanës, kryeqyteti i Sllovenisë, duke filluar nga 1 Shtatori 2025.


Kjo linjë e re pritet të përforcojë lidhjet ajrore mes Shqipërisë dhe Evropës Qendrore, duke krijuar një mundësi të re për udhëtarët shqiptarë dhe sllovenë për turizëm, biznes apo vizita familjare.


Video nga Air Albania në rrjetin social Instagram

Sipas njoftimeve paraprake, fluturimet do të operohen me frekuencë të rregullt gjatë javës, por detaje të plota mbi oraret dhe çmimet e biletave nuk janë bërë ende publike.

Biletat për këtë destinacion nuk janë ende në shitje dhe pritet që informacioni zyrtar për rezervimet të bëhet i ditur nga Air Albania në ditët në vijim.



Kjo është hera e parë që një linjë direkte midis Shqipërisë dhe Sllovenisë ofrohet nga kompania ajrore shqiptare, çka sinjalizon një zgjerim të mëtejshëm të rrjetit të destinacioneve të Air Albania në Evropë





Air Albania

Krenaria e Shqipërisë .

 
 
 

Kommentare

Mit 0 von 5 Sternen bewertet.
Noch keine Ratings

Rating hinzufügen
bottom of page