3 destinacione të reja nga Tirana me Wizz Air
- ALB AERO
- 2 days ago
- 2 min read

Europa tani është më afër për shqiptarët falë Wizz Air. Ajo vendosi të shpallë tre destinacione të reja nga Tirana.
Në të njëjtën datë, Wizz Air festoi gjithashtu gjysmë dekade partneritet me aeroportin e vetëm në Shqipëri. Që prej hapjes së bazës së saj në Tiranë, Wizz Air ka luajtur një rol kyç në zgjerimin e lidhjeve ajrore ndërkombëtare të Shqipërisë, duke e kthyer TIA-n në një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në rajon.
Linja më e madhe ajrore në vend me kosto të ulët Wizz Air, ka vënë në dispozicion të pasagjerëve 3 destinacione të reja. Malaga i Spanjës, Valeta i Maltës dhe Larnaka i Qipros, vijnë më afër Shqipërisë, nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar, "Nënë Tereza"

“Jemi krenarë të festojmë pesë vite partneritet me Wizz Air, një kompani që ka ndikuar ndjeshëm në zgjerimin e lidhjeve ndërkombëtare të Shqipërisë,” Falë vizionit dhe investimeve të Grupit Kastrati, TIA vazhdon të zhvillohet si një qendër rajonale, duke u ofruar pasagjerëve më shumë akses drejt Evropës dhe duke përmirësuar përvojën e udhëtimit. Jemi të motivuar të arrijmë edhe më shumë arritje së bashku”

“Sot shënon një moment të rëndësishëm për Wizz Air në Shqipëri. Në vetëm pesë vite, Tirana është kthyer në një bazë kyçe për rrjetin tonë rajonal dhe jemi të lumtur ta festojmë me destinacione të reja dhe një ofertë speciale për klientët tanë. Falenderojmë Aeroportin e Tiranës për mbështetjen e vazhdueshme dhe presim me padurim të rritemi më tej së bashku,”
Me këto destinacione, Wizz Air ofron fluturime në 56 destinacione dhe 18 shtete në Europë dhe Azi, duke iu ofruar shqiptarëve më shumë mundësi zgjedhjeje ku mund t'i kalojnë pushimet e tyre qoftë ato të gjata apo të shkurtra.
Që prej nisjeve të fluturimeve të Wizz Air nga Tirana në 2017, ka transportuar plot 19 milionë pasagjerë, në 8 vite operime.
Rikujtojmë që këto destinacione jane tërësisht të reja për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Aeroporti Ndërkombëtar i Maltës, Valeta - Valeta (fillon më 2 tetor 2025)
Larnaka - Qipro (fillon më 4 tetor 2025)
Malaga - Spanjë (27 tetor 2025)

Marshallah